Ford po kërkon kthimin e mbi 953 mijë makinave në mbarë botën, arsyeja është se kanë probleme me…

ardita 0

Ford po kërkon kthimin e më shumë se 953 mijë makinave në mbarë botën për të zëvendësuar airbagët “Takata”, të cilat rrezikojnë të shpërthejnë. Kjo tërheqje përfshin rreth 782 mijë automjete në SHBA dhe konsiderohet si një nga tërheqjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. 

Modelet që janë prekur nga ky problem janë: Ford Edge, Lincoln MKX te prodhuar në 2010, Ford Ranger 2010-2011, Ford Fusion dhe Lincoln MKZ 2010-2012, Mercury Milan 2010-2011 dhe Ford Mustang 2010-2014.

Airbagët “Takata” përdorin nitratin e amonit në mënyrë që të krijojë një shpërthim për të fryrë airbagët me rastin e aksidentit. Por, me kalimin e kohës, këto airbagët mund të shpërthejnë vetvetiu nga i nxehti dhe lagështia.

Deri më tani janë regjistruar 23 raste me vdekje dhe qindra janë plagosur nga airbagët “Takata”.