Ford prezanton makinën e re, e përshtatshme për të gjitha terrenet

ardita 0

Gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, marka e famshme Ford ka prezantuar konceptin e makinës së re, e cila mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Inxhinierët thjesht kanë bërë të ditur që një veture e re do të lançohet së shpejti nga Ford por nuk kanë bërë të ditur as emrin, formën e saj apo fuqinë që do të ketë.

Disa personave iu ka mjaftuar vetëm formati që të pretendojnë se mund të jetë një Escape i ri. Por disa thonë se është paksa më i vogël, gjë që e bën të mos jetë Branco.

Copa që e mbulon siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë, nuk arrin ta fshehë madhësinë e saj dhe që zakonisht këtë madhësi e kanë makinat SUV.

Mundësitë që të jetë një makinë e tillë janë të mëdha, pasi Ford gjithnjë është duke u përpjekur që të rrisë njësitë e makinave familjare dhe sportive.

Lini një Përgjigje