Ford Puma ST spiunohet gjatë testimit në Nurburgring

ardita 0

Ford është duke përgatitur një version të ri të modelit Puma crossover, i cili tashmë është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme në Nurburgting të Gjermanisë.

Ford Puma ST është pothuajse kompletë i kamufluar por prapë mund të vërehet se është më i ulët e më i gjatë se modeli standard.

Puma ST sportiv ka të njëjtën platformë sikurse Fiesta ST, e për këtë pritet që të ketë edhe motorin e njëjtë, 1.5 litërsh turbocharged me tre cilindra me benzinë, i cili prodhon 197 kaujfuqi.

Për shkak të peshës më të lehtë, Puma ST pritet që shpejtësinë nga 0 në 100km  ta arrij më shpejt se 6.5 sekodat që Fistas i duhen të arrij atë.

Më shumë detaje rreth Puma ST ende nuk janë zbuluar ndërsa pritet të lansohet në fund të vitit të ardhshëm.