Ford rikthen crossoverin Puma pas një ndërprerje prej 17 vitesh

ardita 0

Crossoveri i ri i Ford do të quhet PUMA, Moniker ka bërë një rikthim në portofolin e markës pas një ndërprerje 17-vjeçare.

Ndryshe nga Puma e mëparshme, e cila ishte një coupe e vogël e ndërtuar midis viteve 1997 dhe 2020, modeli i ri është përshkruar si një “crossover i frymëzuar nga SUV”.  Prodhuesi thotë se ka “kapacitet të mirë të bagazhit dhe fleksibilietit” dhe një kapacitet prej 456 litërsh.

Ford Puma i ri thuhet se do të tregtohet së bashku me modelin EcoSport. Puma 2020 do të përdorë një motor mild-hibrid, 1.0 litërsh dhe do të prodhojë 153 kuaj fuqi. Ford do të fillojë prodhimin e Pumës së re në fabrikën e Craiovës, në Rumani, në muajt e ardhshëm. Objekti ka marrë investime prej gati 1.5 milirdë eurosh që nga viti 2008.

Shitjet e makinës do të fillojnë nga fundi i këtij viti, dhe pritet që Ford të bejë prezantimin e plotë të modelit Puna gjatë muajve të verës.

This post is also available in: English