Ford rivalizon Tesla-n me kamionin elektrik me vetëdrejtim(video)

Mariglen 0

Ford ka shfaqur konceptin e  një kamioni elektrik me synim ‘’goditjen’’ e Tesla-s . Një tjeter veçanti është që ky kamion elektrik është projektuar totalisht nga studio e Fordit në Turqi me emrin Otosan Design Studio.

Në pamje të parë duket se F-Vision Future Truck(siç quhet kamioni i Ford) ka shumë ngjashmeri me atë të Tesla-s siç është ngjyra dhe elemtent aerodinamik dhe dizenjues.F-Vision Future Truck plotëson nivelin 4 të vetëdrejtimit që do të thotë që kamioni mundet të vetëdrejtohet plotësisht vetë por një person mund të nderhzje çdo moment për të marr kontrollin.

NJë detaje tjeter është se nuk duket që dyert të kenë brava për ti hapur. Gjithashtu në vend të pasqyrave, ka kamera  për ti dhenë shoqferit një pamje më të qartë se çfarë ndodh pas tij. Dhe e fundit është se xhami i përparme ka vetinë që të ndrojë ngjyrë, kështu që kur nuk ka shofer branda dhe kamioni kontrollohet nga një kompjuter, atëherë bëhet i zi.

This post is also available in: English