Ford tërheq 1.3 milion makina nga qarkullimi, probleme me timonin.

liridona 0

Ford lajmëroi tërheqjen e 1.3 milion modeleve Ford Fusion dhe Lincoln nisur nga një defekt alarmues: është e mundur që timoni i makinës të shkëputet.

Nga ky problem preken modelet që nga 2014-ta deri në 2018-ën dhe janë ndërtuar në dy fabrika të ndryshme: Flat Rock dhe Hermosillo.

Një vidhë është shkaku i shkëputjes së timonit nga kolona e drejtimit dhe me kalimin e kohës ajo lirohet.

Pasojat janë serioze, sepse askush nuk do të dëshironte ti ngelej timoni në dorë ndërsa drejton makinën.

Zgjidhja e Ford, zëvendësimi i vidhës me një më të mirë. Nëse keni një Ford Fusion të 2014-ës, ju sugjerojmë të vizitoni një distributor lokal.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani përballet me probleme të tilla. Pak javë më parë Hyundai tërhoqi 44,000 Santa Fe.