Ford tërheq nga tregu modelet Kuga dhe Focus me kambio manuale, arsyeja është që kanë probleme me…

ardita 0

Kompania amerikane Ford ka kërkuar të tërheqë nga tregu, modelet Kuga dhe Focus me kambio manuale të prodhuara  mes muajit dhjetorit të vitit 2012 dhe qershorit 2016.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se këto modele kanë pasur probleme me friksionin, pasi kiti mbinxehej dhe mund të shpërthente makinën në flakë.

Sipas kompanisë, kiti mund të mbinxehet nëse ka një shtypje të tepërt të friksionit. Nëse ndodh kjo gjë, specidisku i friksionit mund të plasë ose thyhet, gjë që mund të dëmtojë asamblenë dhe të krijojë rrjedhje të vajit.

Ford thotë se rrjedhja e vajit të kambios në një burim të nxehtë aty pranë mund të shkaktojë një zjarr ku rrezikohet marrja flakë e motorrit.

Gjithsej janë 1907 makina të prekura ndër këto janë modelet Kuga që janë ndërtuar në mes të dhjetorit 2012 dhe qershorit 2016, modelet e Focus që janë nxjerrë nga linja e prodhimit ndërmjet qershorit te vitit 2015 dhe qershorit te vitit 2016.

Ford do të kontaktojë pronarët e prekur dhe do t’i këshillojë ata që të kontaktojnë shitësin e tyre më të afërt për një rregullim.

 

This post is also available in: English