Ford Transit do të kthehet në furgon që mbushet me energji elektrike

liridona 0

Do të vihet në funksion me bateri, një nga furgonët më të popullarizuar në botë

Makina e parë elektrike nga Ford ishte Mustag Mach-E, por si duket nuk do të jetë e fundit

Deri më tani, dihet se Ford F-150 do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen, prej nga do të del si makinë elektrike, që të rivalizojë me Tesla Cybertruck.

Tani, mësohet se Ford do ta sjellë edhe makinën e tretë që mbushet me rrymë, ky është furgoni i popullarizuar Transit.

“Makinat komerciale, janë një përbërës i rëndësishëm dhe njëherësh në sfidë e jona shumë e madhe për elektrifikim”, ka thënë zyrtari operator në Ford, Jim Farley.

Sipas tij, Ford po bën angazhime të vazhdueshme, që kjo makinë tërësisht elektrike të jetë sa më kualitative, si dhe e aftë t’i përmbushë të gjitha nevojat.

Në të njëjtën kohë, Ford Transit i ri, që nuk dihet se kur mund të lansohet, do të ketë edhe nivel të lartë teknologjie, për t’i ofruar shoferit lehtësira dhe mundësi sa më të mira.