Fordi shet nga një Focus çdo 135 sekonda në Evropë

ardita 0

Me gjithë zgjerimin e Crossoverëve dhe SUV-ëve dhe përqendrimit të Fordit në vetëm këtë segment, gjiganti amerikan i automjeteve po regjistron rezultate të shkëlqyera në segmentin e Hatcbackëve.

Natyrisht bëhet fjalë për tregun në Evropë, ku Fordi ka shumë arsye për të qenë i lumtur për modelin e tij Focus.

Në fakt, Fordi ka njoftuar se shitjet e Focusit në 20 vendet kryesore evropiane kanë shkuar më së miri gjatë katër vjetëve të fundit, ku çdo 135 sekonda ka shitur nga një model të tij.

Fordi prezantoi gjeneratën e katërt të Focusit një vit e gjysmë më parë, dhe ndërkohë ka shitur 250,000 njësi të këtij modeli në “Kontinentin e Vjetër”. Në total, pasi Focusi në Evropë zëvendësoi Escortin e famshëm të 1998-s, Fordi ka shitur më shumë se 7 milionë njësi të këtij modeli.

Një nga arsyet kryesore për shitjet e shkëlqyera të Focusit është aftësia për të zgjedhur mes formave të shumta të karrocerisë dhe opsioneve të shumta të motorëve. Fordi do të zgjerojë më tej ofertat e tij me një version hibrid të Focusit vitin e ardhshëm, i ndjekur nga modelet sportive me etiketën RS.