Formula 1/ ‘Zgjohet’ Ferrari, Vettel rrëmben kreun pas fitores në Kanada

liridona 0

Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë duke marrë vendin e 1 si dhe duke rrëmbyer kreun e pilotit më të mirë në F1.

Vettel ka dominuar pistën që prej fillimit të garës që u nis nga Pole Position ndërsa shoku i skuadrës, Kimi Raikkonen përfundoi garën në vendin e 6.

Në podium u ngjit dhe Bottas i Mercedes si dhe Verstappen i Red Bull.

Vettel ndodhet vetëm 1 pikë larg Hamilton, respektivisht 121 pikë për pilotin e Ferrarit dhe 120 pikë për rivalin e Mercedes.

Ndërkohë që Mercedes vijon të kryesojë në garën për skuderi, me plotë 206 pikë në total, 17 pikë më shumë se rivali kryesor për këtë sezon, Ferrari.