Fotografohet prototipi i Mercedes GLC Coupe 2019

ardita 0

Fotografët kanë kapur kohët e fundit një prototip të Mercedes GLC që po testohej në rrugë të hapur. Duket se ky version është afër prodhimit edhe pse nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim drastik.

Shtresa e thjeshtë për kamuflazh ia ka mbuluar pjesën e perparme, kryesisht te dritat dhe një hapësirë në pjesën e pasme.

Dritat e përparme i ka krejtësisht të reja, kofano ka pësuar ndryshime por ato janë të fshehura nën kamuflazh. Pjesa e pasme është më e ngritur dhe e gjerë, ndërsa gypi për nxjerrjen e gazrave dhe dritat kanë pësuar një dizajn të ri. 

Në përgjithësi ngjan shumë me C-Class, ndërsa nuk dihen ndryshimet që ka pësuar në pjesën e brendshme. Coupe që do të lançohet gjatë vitit që vjen, do të ketë motorin 2.0 litra me 241 ose 255 kuajfuqi. Duke marrë parasysh kamuflazhin e lehtë dhe të gjitha përfundimet e relizuara me kujdes, besohet se prezantimi zyrtar do te ndodhë shumë shpejt.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”83″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English