Fshesat me ngrohëse të Lincoln Aviator mundësojnë shkrirjen e shpejtë të xhamit të veturës

liridona 0

Sistem praktik, që kursen kohë dhe funksionon me sukses

Tani që temperaturat kanë rënë nën zero, ndërsa akulli dhe bora janë të pashmangshme, Lincoln ka shfaqur sistemin e ri të fshesave të makinave.

Me fshesat Vidio Blade që së pari janë vendosur në Aviator, xhami shkrihet me shpejtësi të madhe dhe vetura është gati për nisje.

Këto fshesa që ngrohen deri në 30 gradë Celsius, pastrojnë dhe shkrijnë akullin nga xhami brenda pak minutave, krahasuar me veturat e zakonshme të cilave xhami nuk iu shkrihet deri në 15 minuta.

“Nga këto fshesa, del lëngu për pastrim, menjëherë te tehu dhe jo sikur të fshesat tjera që e mbulojnë me pastrues tërë xhamin. Në këtë formë, kursehet 50 për qind më shumë lëndë për pastrim, derisa rezultati është shumë më i mirë”, ka thënë inxhinieri në Lincoln, Geoffrey Johnson.

Derisa vetura është në lëvizje, fshesat vazhdojnë të jenë të ngrohura, në mënyrë që të mos mbushen me borë ose akull, derisa shkrijnë borën që mund të bie në ndërkohë.