Fuoristrada e së ardhmes do të prezantohet nga Mercedes-Benz

Admin 0

Në Pekin tek Auto China 2018 Mercedes-Benz do të prezantojë fuoristradën Mercedes-Maybach Ultimate Luxury. Dizajni furoistradës së re është një përzierje e një makine sportive dhe një fuoristrade. Makina është e rehatshme dhe nxjerr në pah anët më të mira të stilit të dizenjimit të dy llojeve të makinave. Mercedes-Benz Maybach Ultimate Luxury do të jetë një fuoristradë elektrike. Kjo makinë ndërlidh vlerat tradicionale të markës Mercedes-Benz me vazhdimin e sukseshëm të projekteve të makinave Mercedes-Maybach. Kjo makinë tregon një shkrirje kulturash asaj perëndimore dhe asaj të lindjes së largët. Hapësira dhe  rehatshmëria në kombinim me një pozicion më të ngritur të sediljeve dhe një dizajn elegant dhe material nga më të mirat e bëjnë këtë një nga makinat më të mira luksoze.

Pamja e brendshme ka një kontrast ndërmjet dizajnit sportive dhe hapësirës luksoze të makinës. Kjo  makinë është një shembull i qartë i një makine luksoze të së ardhmes. Mercedes ka bërë një kombinim në dizajn ndërmjet sportives, modernes dhe eleganës duke na dhënë një ide rreth modeleve të ardhshme Mercedes-Maybach. Mercedes-Maybach Ultimate Luxury është një makinë elektrike. Ajo me një karikim të plotë të baterisë mund të përshkojë një gjatësi deri në 500 km. Edhe karikimi i baterisë nuk kërkon shumë kohë sepse vetëm në 5 minuta karikim makina mund të bëjë një rrugë deri në 100 km.

This post is also available in: English