Më i fuqishëm se kurrë më parë, prezantohet Mercedes-AMG C43 2019 me 385 kuaj fuqi

ardita 0

Mercedes-Benz C-Class do të bëjë disa përmirësime për vitin 2019. Muajin që kaloi ne pamë disa përmirësime tek makina C300 dhe tani kemi pak më shumë informacion mbi modelin C43. Të dyja këto makina do të paraqiten tek “Geneva Motor Show” .  Versioni C43 do të ketë më shumë fuqi, më shumë sisteme asistimi për ngarjen e saj, gjithashtu do të ketë një pamje të shkelqyer  edhe ngjyra te reja.

Makina C300 do të vazhdojë të mbajë motorrin e saj turbo four, 2.0 litër, por tani ajo do të prodhojë 225 kuaj fuqi pothuajse 14 kuaj fuqi me shume se perpara.
Ndërsa makina Mercedes-AMG C43 do të prodhojë 385 kuaj fuqi pothuajse 23 kuaj fuqi më shumë se modeli i vitit të kaluar, ka nje motorr biturbo V6 , me 3.0 litra.

Një fakt interesant është që kjo makinë është shumë e ngjashme me B8 Audi S4 e cila u prezantua në vitin 2008. Përmasat e makinave janë pothuajse njësoj ndryshojnë vetëm me milimetra nga njëra- tjetra.

Kanë afërsisht të njëjtën peshë 3700 pound dhe të dyja kanë motorr V6, me 3.0 litra dhe të dyja i kanë të katër gomat aktive (4×4).
Diferenca e vetme është që C43 ka pak më shumë fuqi se modeli i vjetër  B8 Audi S4. Audi prodhon 333 kuaj fuqi ndërsa C43 sikurse është përmendur më sipër prodhon 385 kuaj fuqi.

Lini një Përgjigje