‘Garage Italia’ shndërron Fiat 500 në një automjet elektrik

ardita 0

Në një përpjekje për të bashkuar frymën e automjeteve të cilësisë së mirë me trendin e makinave elektrike, agjensia kreative italiane ‘Garage Italia’ ka krijuar projektin Icon-e. Duke konvertuar makina klasike në automobila elektrike, ata po festojnë të kaluarën duke shikuar drejt të ardhmes. Si hap i parë, Garage Italia ka konvertuar modelin Fiat 500.

Firma i ka hequr çatinë dhe panelët e derës, duke i dhënë një ndjesi të këndshme që nuk rrezikon linjat klasike të dizajnit të makinave. Në vend të dyerve ka nga një litar, gjë që e bënë të duket edhe më i jashtëzakonshëm. Edhe sediljet e përparme dhe të pasme i ka me dizajn të bërë nga litari.

Mbikëqyrur nga fillimi në fund nga Garage Italia për të siguruar cilësinë, Fiat 500 Jolly Icon-e kombinon stilin e lartë me besueshmërinë.

Garage Italia, po ashtu, thotë se Fiat 500 Jolly Icon-E me vetëm një karikim të baterisë mund të udhëtojë deri në 120 kilometra dhe se shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 85 kilometra në orë.