General Motors prezanton markën e re ARIV, që merret me prodhimin e biçikletave elektrike

ardita 0

General Motors më shumë ka mbyllur marka sesa ka hapur të reja që nga Pontiac, Satum, Oldsmobile etj, mirëpo kësaj here ka sjellë një markë të re e cila quhet ARIV.


 
Marka e re do t’i dedikohet shitjes së biçikletave elektrike. Për momentin do të sjellë në treg dy biçikleta elektrike që quhen Merge dhe Meld. I vetmi dallim midis tyre është që njëri paloset ndërsa tjetri nuk e ka këtë mundësi.

Këto biçikleta mund të arrijnë një shpejtësi prej 15.5 milje në orë, mund të udhëtoni rreth 40 milje me një karikim të vetëm dhe merr rreth 3 ore e gjysëm për t’u karikuar komplet. 

ARIV fillimisht do të jetë e disponueshme në tregjet evropiane si, Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë, ku përdoren më shumë biçikletat. Çmimi fillon me rreth 3 mijë dollarë dhe tashmë kanë filluar porositë e para.

This post is also available in: English