G90 Stardust Edition është një makinë mjaft elegante dhe luksoze.

“G90 Stardust përfaqëson formën e fundit të hijeshisë”, tha SangYup Lee, kreu i Genesis Global Design.

Do të ndërtohen vetëm 50 makina të tilla dhe të gjitha ato janë vetëm për Korenë e Jugut.

Kjo makinë vjen me dy ngjyra, atë të zezë dhe të kuqe të mbyllët.

Tani për tani, Genesis nuk ka zbuluar çmimet për Stardust Edition, por pritet të jetë afërsisht 60 mijë euro.

Edicioni ultra i kufizuar Stardust, ndërkohë, është planifikuar të dalë në shitje në Korenë e Jugut më 2 korrik.