Geneva Motor Show humb edhe një tjetër markë makinash!

liridona 0

Jaguar Land Rover është marka më e fundit e makinave e cila ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Geneva Motor Show 2019 e cila do të organizohet në muajin mars.

Sipas kompanisë kjo tërheqje vjen si pasojë e disa shkurtimeve ekonomike. Kompanisë nuk po i ecën shumë mirë biznesi për shkak të tarifave të vendosura nga Kina.

Nga muaji janar deri në muajin tetor Jaguar Range Rover ka pasur një rënie të shitjeve me 4% në të gjithë globin, por vetëm në muajin në Kinë shitjet e kësaj kompanie ranë me 49%.

Jaguar Land Rover nuk është e vetmja kompani që është tërhequr nga Geneva Motor Show për vitin 2019.

Kompania Ford gjithashtu deklaroi mospjesmarrjen në këtë event sepse data e eventit e cila është në Mars nuk i përshtatet me datat e prezantimit të makinave të saj të reja dhe se ajo do të krijojë një event të vetin për t’i prezantuar ato. Edhe kompania Volvo mori të njëjtin vendim për arsye të njëjta me Ford.

Volvo gjithashtu deklaroi se i interesonte më shumë të krijonte një event të tillë vetë për të prezantuar makinat e reja.