Gjashtë kategoritë e automjeteve për të cilat nuk paguhen taksa në Shqipëri

Nga janari i vitit të ardhshëm, kategorisë së makinave për të cilat nuk do të paguhen taksa do t’i shtohet një kategori e re, ajo e automjeteve të koleksionit.
Aktualisht janë 5 kategori automjetesh për të cilat nuk paguhen taksa:
Mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare;
Mjetet në pronësi të personave me aftësi të kufizuara;
Makinat bujqësore;
Makinat e bllokuara me vendim gjykate apo prokurorie;
Makinat për të cilat pronarët kanë deklaruar se nuk do të qarkullojnë gjatë vitit kalendarik.