Gjermania gjobit BMW-në me 8.5 milion euro, ja arsyeja…

ardita 0

“Prokurorët e Mynihut kanë vendosur një gjobë prej 8.5 milionë euro për veprën administrative të neglizhencës në kontrollin e cilësisë”, thanë hetuesit në një deklaratë.

Autoritetet kishin hetuar kompaninë BMW që nga fillimi i vitit 2018 mbi dyshimet se mund të kishte ndërtuar një të ashtuquajtur “defeat device” në disa makina me naftë. Teknologjitë e tilla e lejojnë automjetin të reduktojë emetimet në kushtet e testimit, ndërkohë që emetojnë nivele shumë më të larta të ndotësve në rrugë.

Në Gjermani, Volkswagen ka paguar gjobën prej një miliardë euro pas pranimit në 2015 që ka instaluar këtë pajisje në 11 milionë makina në mbarë botën, ndërsa Audi ka paguar 800 milion euro.

Numri i automjeteve që tregojnë parregullsi në rastin e BMW është shumë i vogël, në vetëm 8000 makina.

This post is also available in: English