Gjermania urdhëron tërheqjen e 73 mijë makinave Opel nga tregu

ardita 0

Autoriteti i transportit në Gjermani ka njoftuar ditën e premte se kishte urdhëruar markën Opel të tërhiqte nga tregu 73 000 makina me naftë në mbarë botën, të cilat ishin konfiguruar për të hedhur poshtë testet e emetimeve.

Autoriteti urdhëroi një tërheqje të detyrueshme me 17 tetor për Opel Insignia, Cascada dhe Zafira që përmbushinin standartet e fundit të emetimeve të Euro 6 të prodhuara midis vitit 2013 dhe 2016 duke deklaruar se ishin pajisur me një softuer të paligjshm.

Një softuer i tillë është projektuar për të bërë që automjetet të duken më pak ndotës gjatë testeve të emetimit. Opel nga ana tjetër ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë që  do të kundërshtonte çdo urdhër për tërheqjen e këtyre makinave.

 

 

 

This post is also available in: English