Gjiganti japonez i automjeteve del jashtë parashikimeve, sjell kositësen e barit me 190 kuajfuqi

ardita 0

Honda në vitin 2014 prodhoi një kositëse të fuqishme por e reja është edhe më e avancuar, ajo quhet Mean Mower 2. Kjo kompani ka bashkëpunuar me inxhinierë motoçikletash dhe kompani të ndryshme që merren me agronomi, për te krijuar këtë kositëse bari që arrin shpejtësi më të lartë se 240 kilometra në orë. 

Mean Mower është futur në Librin e rekordeve Gines  pas arritjes së një shpejtësie të lartë prej 187.6 kilometra në orë.

Për krijimin e versionit të ri, prodhuesi japonez ka bashkëpunuar me partnerët e vjetër, ndërkohë ka premtuar se do të sjellë një makinë shumë më të fuqishme. Mean Mower V2 është e pajisur me të njëjtin motor motoçiklete 999cc nga Fireblade SP, që prodhon 190 kuajfuqi, që është dyfishi i kapacitetit të modelit paraprak.

Fal konstruktit minimal, peshon vetëm 70 kilogramë, duke e bërë që të lëvizë me një shpejtësi shumë të madhe. Përveç kositëses së avancuar, e ka shportën në pjesën e pasme për mbledhjen e barit, si dhe disa pjesë i ka të trashëguara nga traktorët e Hyundai.

This post is also available in: English