Gjithçka që duhet të dini për modelet elektrike të veturave të prodhuara në Turqi – nga fuqia motorike deri te qëndrueshmëria e baterisë

liridona 0

Kompania turke “Joing Venture Group Inc” më saktësisht TOGG, ka prezantuar veturat e para elektrike të prodhuara në Turqi – SUV dhe variantet limuzinë.

Krosoveri vjen nën kategorinë C-SUV, kurse për herë të parë është vozitur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ku pati shumë interesim për ta ndjekur nga afër në një zonë malore në periferi të Stambollit

C-SUV është dizajnuar nga kompania prestigjioze italiane Pininfarina, kurse zyrtarisht do të jetë e disponueshme në vitin 2022. Krosoveri turk ka motor plotësisht elektrik, e në treg do të ketë ofertë me dy konfiguracione – ai me 200 kuaj fuqi dhe tjetri me 400.

Turqia ka investuar 3,7 miliardë dollarë në këtë projekt që parasheh prodhimin e pesë modeleve dhe afro 175 mijë njësi prodhimi brenda një viti.

Pritet që ky projekt t’i sjellë ekonomisë turke 50 miliardë dollarë për 15 vitet e ardhshme – apo më mirë thënë nga momenti që do të jetë i disponueshëm në treg në vitin 2022.