Goma e së ardhmes quhet ‘Hankook Hexonic Tire’

armir 0

Kjo gomë e mrekullueshme zgjerohet dhe tkurret për një kontroll më të mirë gjatë kohës që bie shi.
Goma ‘Hankook Hexonic’ ka panele gjashtëkëndëshe të cilat hapen dhe në këtë mënyrë ”lulet” e gomës shtohen për një ecje më të sigurtë.

Goma është projektuar për makinat autonome me sistem vetë-drejtimi dhe nga brenda ka shtatë sensorë të cilët monitorojnë rrugën që bëjnë të mundur përshtatjen e gomës me temperaturën dhe kushtet e rrugës.

Hankook concept tyres

Kompania Hankook gjithashtu ka zhvilluar një rrotë për makinat e garave të cilat e thithin ajrin dhe mundësojnë akoma më shumë forcë shtytëse.
Gomat akoma janë koncept por duhet të kuptojmë që e ardhmja e transportit nuk është shumë larg.