GT-R I RI PRITET TË JETË SUPER MAKINA SPORTIVE MË E SHPEJTË NË BOTË

armir 0

Në një intervistë eskluzive në “Goodwood Festival of Speed”, shefi i dizajnit Alfonso Albaisa tha se GT-R I ardhshëm nuk do bazohet thjeshtë ne modelin GT-R50 që u prezantua në ngjitjen e kodrës. Do të jetë “e veçantë në llojin e vetë” dhe shumë më ndryshe. Gjithashtu tha se pamja vizuale do të jetë ndryshe nga makinat e këtij klasi. Me pak fjalë, do të jetë unike.

Albaisa deklaroi se ai vazhdimisht i rishikon skicat për këtë model. Ai dhe ekipi i tij “nuk po bëjnë punë serioze” akoma derisa motorri dhe platforma e re të finalizohen.

Gjithashtu shtoi se sfida e momentit është me inxhinierët. Kur inxhinierët të kenë mbaruar me specifikat teknike, aty fillon dhe puna e tyre.

This post is also available in: English