Gulf Craft nxjerr disa foto të reja rreth jahtit Majesty 140

liridona 0

Kantieri Gulf Craft ka nxjerrë disa foto të reja rreth jahtit prej 42.67 metrash të quajtur Majesty 140.

Këto vijnë pas prezantimit të jahtit për here të parë në Dubai International Boat Show në muajin shkurt.

Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 5 dhoma si edhe një staf prej 9 personash.

Suita private e pronarit ndodhet në katin qendror dhe ka një ballkon të madh dhe një xhakuzi.

Gjithashtu disa karaktestika të veçanta të pjesës së brendshme  të këtij jahti janë përdorimi i mermerit Onyx Costa Blanca, lëkurës italiane si edhe dorezat e dyerve të cilat janë prej kristali.

Gjithashtu jahti ka një hapësirë ngrënieje për 10 persona dhe një beach club të madh. Ky jaht ka një shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh.