Hakvoort prezanton projektin për jahtin e saj më të ri

Admin 0

Kantieri hollandez Hakvoort ka njoftuar se ka filluar ndërtimin e jahtit të saj më të ri të quajtur Project Adur. Jahti e prezantoi projektin e superjahtit të ri prej 45 metrash në Monaco Yacht Show. Jahti është dizenjuar nga kompania Omega Architects dhe pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2021. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 4 kabina me dhomën e pronarit që ka edhe një zyrë private brenda. Gjithashtu jahti do të ketë edhe palestrën e tij si edhe një nëndetëse të vogël.

Pronari është përfshirë shumë në dizajni e jahtit dhe ka kërkuar që jahti të jetë i shpejtë dhe të përshkojë distanca të mëdha. Jahti do të ketë një shpejtësi maksimale prej 26.5 nyjesh ndërsa ajo e udhëtimit është 12 nyje. Jahti do të mund të përshkojë pa u ndaluar në ndonjë port rreth 4000 milje.

This post is also available in: English