Hamilton arrin një fitore të madhe në “shtëpinë” e Ferrarit.

Admin 0

Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë edhe pse me disa polemika në çmimin e madh të Italisë në Monza. Lewis Hamilton garoi për vendin e parë me Kimi Raikkonen pothujse gjatë gjithë garës deri në momentin kur ai e parakaloi përfundimisht nëntë xhiro para fundit të garës.

Hamilton dhe Mercedes shuan ëndrrat e ekipit të Ferrarit për të parë një fitore në shtëpi duke parë edhe pozicionet që makinat Ferrari arritën në provat e djeshme. Kjo është një fitore e madhe për Hamilton në garën për titull duke rritur distancën e pikëve ndërmjet tij dhe Vettel i cili përfundoi i katërti në 30 pikë.

Ngjarja që ngjalli polemika në këtë garë ishte incidenti që ndodhi në kthesën e dytë  ndërmjet Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel. Vettel duke u përpjekur të mbrohej nga sulmi i Hamilton i cili ishte pak më përpara në pjesën e jashtme të kthesës frenoi shumë dhe i rrëshkiti pak makina duke bërë që Hamilton ta përplaste. Vettel u ankua në radio për këtë incident nga i cili humbi shumë pozicione por gjyqtarët e garës nuk e shikuan si një incident që duhej të merreshin masa. Vettel u mundua gjatë gjithë garës që të rifitonte pozicionet e humbura dhe si përfundim doli i katërti dy vende më poshtë se pozicioni i nisjes.

This post is also available in: English