Hamilton rinovon kontratën me Mercedes.

Mariglen 0

Gjithçka është bërë zyrtare: Lewis Hamilton ka zgjatur kontratën e tij me Mercedes edhe për dy sezone të tjerë. Me kontratën e re ai do të fitojë 40 milion paund në vit. Kjo do të thotë që katër-herë kampioni i botës do të garojë për Mercedes të paktën deri në fund të vitit 2020.

“Kjo kontratë ishte thjesht një formalitet qëkur unë dhe Toto u ulëm të bisedonim gjatë dimrit të kaluar”-tha Hamilton. “Por është diçka e mirë të firmosësh, ta bësh zyrtare dhe të vazhdosh punën si zakonisht”-shtoi ai.

Hamilton që kur ju bashkua Mercedes në 2013 ka fituar 44 gara dhe 3 tituj kampion bote. Mercedes e cilëson Hamilton si një nga pilotët e saj më të mirë në të gjithë historinë e saj në Formula 1.

This post is also available in: English