Harley Davidson rrit sigurinë dhe shton teknologjinë te motorrat

armir 0

Teknologjia e frenimit automatik nuk është një risi në industrinë e transportit, makinat janë pajisur me këtë lloj teknologjie dhe përmirsime të ndryshme që kohë më parë. Gjithsesi motorrat janë lënë paksa mbrapa në lidhje me teknologjinë e sigurisë.  

Kompania Amerikane ka fituar patentën për sistemin emergjent të frenimit. Kjo do të thotë që në të ardhmen Harley do të ofrojë asistencë dhe frenim për motoçiklistin në situatat emergjente.

Sistemi i Harley nuk do të mjaftohet vetëm me frenimin auromatik por dhe në gjëra të tjera. Sesorët e vendosur në doreza dhe ulëse do ti tregonte shoferit që është ulur siç duhej dhe të dyja duart i ka të vendosura në doreza. Sensori i njohjes i vendosur në kroskot apo dhe në helmetë, do të gjurmojë syte e motoçiklistit, gjë që do të thotë që ky sistem gjithashtu do të monitorojë nëse motoçiklisti është i përgatitur për frenim emergjent apo jo. Nëse në 200 deri në 500 metra motoçiklisti nuk reagon, më pas sistemi do të veproj vetë.

Harley nuk është e vetmja kompani që po punon me këtë lloj teknologjie, Honda po punon gjithashtu.

This post is also available in: English