Hawk prezanton konceptin e jahtit eksplorues prej 68 metrash

ardita 0

Kantieri Hawk Yachts i cili është i specializuar në ndërtimin e jahteve eksplorues ka prezantuar konceptin e jahtit më të ri prej 68 metrash.

Kompania pretendon se këto jahte ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes dhe janë jahte shumë të mirë për të udhëtuar gjithë vitin.

Edhe pse kantieri nuk ka dhënë shumë informacione ato që dihen janë se ky jaht mund të akomodojë deri në 12 persona. Ky jaht ka një shpejtësi maksimale prej 17 nyjesh dhe në shpejtësinë normale prej 12 nyjesh mund të përshkojë një distancë prej 6500 miljesh.

This post is also available in: English