Kompania zbulon detaje të reja rreth jahtit të quajtur Hawk Ranger

ardita 0

Hawk Yachts e cila është një nga kompanitë elitare në ndërtimin e jahteve eksplorues ka zbuluar detaje të reja rreth jahtit të saj prej 68 metrash të quajtur Hawk Ranger.

Jahti është dizenjuar në mënyrë të tillë që mund të udhëtojë gjatë gjithë vitit, ndryshe nga një pjesë e mirë e jahteve. Gjatë një interviste shefi ekzekutiv i Hawk Yachts Matthias Bosse deklaroi: “Pronarët mund ta përdorin këtë jaht edhe si një biznes fitimprurës. Të pasurit nuk duan më jahte të cilat të qendrojnë si trofe në port për 45 javë të vitit.”

Jahti mund të akomodojë deri në 14 persona në 2 dhoma VIP, 4 dhoma për miqtë si edhe në suitën private e pronarit.

Jahti ka një garazh në të cilin mund të vendosen mjete ujore deri në 8.5 metra, një pishinë të madhe si edhe një pistë për uljen e helikopterit. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 17 nyjesh ndërsa me një shpejtësi prej 13 nyjesh jahti mund të përshkojë 6800 milje detare.

This post is also available in: English