Heesen përfundon së ndërtuari superjahtine saj, të njohur me emrin ‘Project Antares’

ardita 0

Kantieri hollandez Heesen e ka nisur vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Heesen ka përfunduar punimet në jahtin e saj prej 55 metrash të quajtur Project Antares.

Jahti doli për herë të parë në det në datën 4 janar. Jahti i cili i është shitur një pronari amerikan ka një pamje të jashtme të dizenjuar nga studio dizenjuese Omega Architects ndërsa pamja e brendshme u dizenjua nga Francesco Paszkowwski dhe Margherita Casprini.

Ajo që vihet re nga fotot është se jahti ka dritare të mëdha vertikale të cilat lejojnë dritën e diellit të hyjë në të gjithë jahtin. Heesen ende nuk ka dhënë të dhëna specifike rreth dhomave apo se sa persona mund të mbajë jahti por ajo që dihet është se suita e pronarit është zgjeruar pas kërkesave të bëra nga ai.

This post is also available in: English