Hennessey VelociRaptor 6×6 i frikshem ne aksion.Video

liridona 0

Hennessey është një version i modifikuar i Ford Raptor dhe është quajtur VelociRaptor 6×6.

Cmimi i kësaj “bishe” është $349.000 dhe baza e dizajnit është marrë nga Ford Raptor katër dyersh i vitit 2017-2018, me ndryshime që është (6X6) me 6 goma, dy boshte në pjesën e pasme, me rrota më të mëdhaja dhe off-road.

“Hennessey VelociRaptor 6X6 duket shumë agresive me ato rrota,me të gjashtat prej tyre” deklaroi Hennessey.

Vetëm 50 të tilla janë prodhuar dhe Zoti Hennessey dëshiron të shesë secilën prej tyre me cmimin e vendosur, dhe $349.000 mund të duket shumë më shumë se cmimi që ka pasur versioni i parë i kamiocinës me 4 rrota “Raptor” i cili kushtonte $50.675, por është më pak se gjysma e cmimit krahasuar me 6×6 Mercedes G63, një makinë të cilën nuk mund ta gjeni më treg.

Hennessey duket kërcenuese dhe shumë e aftë në të njëjtën kohë, dhe shumë pak mjete të tilla mund t’i afrohen, gjë që do të thotë që për ata 50 personat me fat që do e kenë, cmimin do ta kenë të justifikuar nga performanca e kësaj makine.

 

This post is also available in: English