Hennessey vjen përsëri me ide gjeniale! Prezanton makinën super luksoze Lincoln Navigator, ja sa kuaj fuqi do të ketë

ardita 0

Përveç makinës Cadillac Escalade që u prezantua pak kohë më parë, kompania e njohur amerikane Hennessey ka bërë të ditur që është në përgatitje e sipër të një pakete për modifikimin e një Suv-i të gjerë luksoz i cili quhet Lincoln Navigator.

Lincoln Navigator do të prodhojë 600 kuaj fuqi, dhe do të ketë një sistem të ri të shkarkimit të gazrave, gjithashtu do të ketë software të avancuar. Në këtë paketë të re përfshihen amortizatorët e modifikuar, frenat Brembo dhe gomat Hennessey.

Kjo makinë SUV shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda, ndërsa deri në 400 kilometra në orë për 12,9 sekonda.

Hennessey ka thënë që kompania deshi që të rrisë fuqinë dhe performancën mbreselënëse të këtij SUV-i të gjerë në një nivel edhe më të lartë.
Ai gjithashtu ka njoftuar se do të ofrojë 200 paketa të tilla për Lincon Navigator me një çmim prej 19,950 dollarë.

Lini një Përgjigje