Hidhi një sy këtij Mercedes-Maybach S600 Pullman Guard 2019, do të mahniteni (Video)

ardita 0

Ky nuk është një Pullman i zakonshëm, por është versioni super i shtrenjtë Guard i blinduar. Edhe gomat janë të papërshkueshme nga plumbat, ndërsa prapa sediljeve të pasme është një shufër çeliku që mbron kokat e pasagjerëve në rast të ndonjë sulmi terrorist.

Kjo makinë e veçantë ka një histori interesante pasi është një kombinim i modelit Maybach Pullman dhe versionit më të fundit që u zbulua përpara 1 viti. Duhet rreth një vit e gjysmë nga porosia deri në dorëzimin e kësaj makine.

Diktatorët, oligarkët dhe krerët e shteteve duhet të dinë se makina fillon si një Pullman i rregullt dhe më pas Brabus është kujdesur për shtrirjen. Është i gjatë 6.5 metra dhe peshon 5.6 ton, ka një motor twin-turbp V12 dhe prodhon 523 kuaj fuqi. 

Videoja më poshtë tregon disa nga ndryshimet që Pullman ka bërë në versionin Guard, si psh. trashësia mbresëlënëse e dritareve, dyerve të rënda, sirenave, dritave, butonave të urgjencës etj. Ekziston edhe një sistem i jashtëm i komunikimit me nje altoparlant dhe një mikrofon që u lejon atyre që janë brenda makinës të flasin me njerëzit që janë afër dhe anasjelltas.

I gjithë ky ekskluzivitet vjen me një çmim prej 1.4 milion euro.

This post is also available in: English