Hidhini një sy bojës së veçantë e cila ndriçon kur bie në kontakt me rrymën elektrike

ardita 0

Kjo makinë ndriçon me diçka që quhet “LumiLor”, nuk janë drita LED por është bojë. Nuk është nga ajo boja që ndriçon vetëm në errësirë por është një bojë tjetër e veçantë e cila ndizet dhe fiket në bazë të rrymës elektrike.

Por si mund të funksionojë kështu kjo bojë dhe si është krijuar? 

Andi Zsinko ka mbi 20 vite përvojë në pikturë dhe ka krijuar dizajne me porosi për të gjitha llojet e automjeteve. Në vitin 2009 një mik i kërkoi Andit që të përfundonte një pune me një bojë të veçantë në një motor. Një punë që do ta bënte motorin që të ndriçonte në errësirë, Andi ishte i pakënaqur me produktin përfundimtar. 

Puna e bërë tek motori kishte shumë pak jetë dhe i mungonte një mekanizëm që mund të kontrollonte ndriçimin. Andi ishte shumë kurioz dhe i pëlqente që të bënte ekperimente.

Një vit më vonë Andi pati një prototip funksional të cilin ai e përdorte për të pikturuar kopertinat e albumeve të grupeve muzikore. Ky produkt mund të frymëzojë një grup të madh njerëzish që janë të dedikuar për të bërë dizenjime të bukura me ndriçim.

Kompania Darkside Scientific ka patentën e produktit të quajtur “LumiLor”. Eshtë një produkt i cili ndriçon kur në të aplikohet rrymë elektrike. Mund të aplikohet në çfarë do lloj sipërfaqeje dhe kur nuk ka rrymë elektrike në të, duket si bojë normale.

This post is also available in: English