Hidhini një sy koleksionit të makinave të superstar-it John Cena

ardita 0

John Felix Anthony Cena është një mundës profesionist dhe aktor ai për momentin është pjesëtar i World Wrestling Entertainment (WWE). Cena e filloi karrierën e tij profesioniste në mundje në vitin 1999 me Ultimate Pro Wrestling, ku ai mbajti edhe titullin UPW Heavyweight Championship. 

Cena debutoi në sektorin kryesor të WWE më 27 qershor 2002 dhe që nga ajo ditë, ai ka fituar 25 tituj në total, përfshirë 16 tituj kampion bote, ka fituar 11 herë WWE Champion (rekord) dhe 3 herë World Heavyweight Champion, gjithashtu ka fituar edhe shume tituj te tjere.

John Cena përveçse është një mundës shumë i suksesshëm ai gjithashtu është edhe një aktor i mirë. Ai ka luajtur në disa filma të njohur si: The Marine (2006), 12 Rounds (2009) dhe Legendary (2010). John Cena ka marrë pjesë edhe në televizione si: Manhunt, Deal or No Deal, MADtv etc. 

John Cena gjithashtu njihet për koleksionin e madh të makinave që ai ka nën pronësi. Shumica e makinave të tij përshtaten shumë mirë me fizikun dhe personalitetin e tij. 

 Më poshtë do të njiheni me 20 makinat e koleksionit të tij.

20. 1966 DODGE HEMI CHARGER

Ndër makinat më mbresëlënëse të John Cena është kjo makina moderne 1996 Dodge Hemi Charger. Makinat e muskujve Dodge janë të njohura si një ndër më të shpejtat. Kjo makinë ka një motor standard V8 dhe prodhon 325 kuaj fuqi. 

19. 1969 AMC AMX

Modeli i vitit 1969 qe ka Cena ka nje motor V8 dhe prodhon 315 kuaj fuqi. Motori i kesaj makine eshte nje nga me te fuqishmet e AMC-se por ajo qe ne nuk jemi shume te sigurte eshte nese Cena pershtatet me te vertete ne kete makine.

18. 1969 Chevy Camaro ZL1

Motori i kesaj makine ka patur nje modifikim te lehte dhe prodhon 500 kuaj fuqi. Kjo makine eshte shume e fuqishme dhe e shpejte ia kalon edhe 427 Yenko dhe L88 Corvette.

17. 1969 Dodge Charger Daytona

John Cena ne pergjithesi i blen makinat edhe per shkak te historise qe ato mbartin me vete. Pjese e koleksionit te tij te madh te makinave pasqyron dashurine e tij per historine NASCAR, ne te cilen bente pjese edhe makina Dodge Charger Daytona e viti 1969. Në ato ditë, Ford dhe Dodge e zhgënjyen atë në pistë dhe këto makina, pavarësisht sa satë shëmtuara dukeshin, ato ishin ndertuar posacerisht per te garuar ne piste.

16. 1970 AMC Rebel Machine

Kjo makine e vitit 1970 ndoshta nuk mund te duket dhe aq e bukur nga paraqitja e jashtme por ne fakt eshe nje makine e fuqishme dhe rebele. Prodhon 340 kuaj fuqi dhe ka nje motor V8. 

15. 1970 Buick GSX Stage 1

Ne total jane ndertuar 687 makina te tilla, ne ato vite kjo makine ishte shume e kerkuar nga konsumatoret. 

14. 1970 Mercury Cougar Eliminator

Kjo makine eshte nje nga me te cuditshmet nga linja Mercury persa i perket makinave me muskuj. Ka nje motor V8 dhe prodhon 390 kuaj fuqi, Makina eshte ne ngjyre portokalli dhe John Cena nuk ka dashur t’ja ndryshoje ngjyren ne menyre qe te ruaje nje pjese te historise.

13. 1970 Plymouth Road Runner Superbird

John Cena thote se atij i pelqen shume kur njerezit kthejne koken per te pare makinen e tij. Plus qe makina ka disa dizajnime shume te bukura, si dhe ngjyra eshte shume e bukur dhe i pershtatet shume mire stilit te Cenes.

12. 1971 Ford Torino GT

Torino u be modeli baze i Fordit dhe ka nje motor 426 Hemi dhe prodhon 425 kuaj fuqi. Vetem 1613 prej tyre jane prodhuar per vitin 1971.

11. 2017 Ford GT

Ford ka thene se do të ndërtojë dhe do të shesë 250 GT çdo vit për dy vitet e ardhshme, per 450,000 dollarë secila, me të njëjtin motor V6 Ecoboost. Cena është ngatërruar me Fordin në një padi për Ford GT 2017, pasi Ford e ka paditur atë për shitjen e veturës së re pas vetëm disa javësh qe Cena e bleu ate. Megjithatë, ylli i WWE paraqiti një mocion duke hedhur poshte çështjen, duke pretenduar se klauzola jo-rishitje ishte zhdukur nga dokumentacioni përfundimtar nënshkruar me tregtarin e tij nga Florida.

10. 2007 Dodge Charger SRT-8

Kjo makinë e mori frymëzimin e saj nga makinat me te mira  të viteve ’60 dhe ’70 dhe është shumë e njohur nga fansat e makinave. 

9. Saleen/Parnelli Jones Limited Edition Mustang

Saleen planifikoi te prodhonte vetem 500 njesi. Saleen / Parnelli Jones Mustang ka pothuajse çdo tipar të modelit Boss 302dhe është ndoshta ekzekutimi më i mirë i Mustangit në gjendjen e tij moderne por edhe inovativ dhe modern, prandaj edhe vlera e tij ka të ngjarë të rritet.

8. 2007 Ferrari F430 Spider

Ky Ferrari 2007 F430 Spider është versioni i konvertueshëm qe ka debutuar në “Motor Show” në Gjenevës të vitit 2005, dhe eshte i projektuar nga Pininfarina me aerodinamikë të përdorur në makinat e Formula 1. Makina ka një motor V8, aerodinamikë inovative që lejon rrjedhjen e ajrit për të rritur forcën poshtë përmirësimit të ftohjes, plus një pjese të trupit prej alumini.

7. Lamborghini Gallardo LP560-4

Ky është i vetmi Gallardo LP560-4 në botë  dhe Cena është pronari krenar i kësaj veture, të cilën ai e ka quajtur LamborGREENi. Në kushtet e performancës, makina ka  një motor V10 me 5.2 litra dhe prodhon 560 kuaj fuqi në të katër rrotat e makinës.

6. Pontiac GTO Judge

Ata qe dine shume rreth makinave e njohin shume mire dallimin midis ketij Pontiac GTO dhe te tjereve para ose pas tij, ka nje motor V8.

5. 1971 AMC Hornet SC/360

Ne vitin 1971 u prodhua kjo makine e cila solli ne treg nje alternative te arsyeshme per makinat e muskujve amerikane. Hornet paraqiti kete sedan e cila fillimisht do te leshohej bashke me dy modelet SC/360 DHE SC/401, por AMC e nuk beri kete gje per shkak te disa soecifikimeve te motorit qe nuk do te jepnin shume avantazh.

4. 2009 Corvette ZR1

Chevrolet ka ndërtuar markën e Corvette për me shume se pesë dekada, gjatë së cilës makina është dalluar si një ikonë amerikane e makinave sportive. Corvette ka patur gjashtë gjenerata, secila prej të cilave ka lene shenjë dhe ka përparuar në drejtim të dizajnit dhe performancës, ne paraqitjen e jashtme dhe ne teknologjinë e saj, 

3. 1970 Oldsmobile Cutlass Rallye 350

Në  vitin 1964, GM solli ​​makinën e tij Pontiac Tempest LeMans GTO, e cila mori titullin si makina e parë me muskuj në Amerikë. Nen kofano ka nje motor V8 dhe prodhon 310 kuaj fuqi, megjithate vetem 3500 njesi u ndertuan sepse sipas trgtareve kishin veshtiresi ne shitjen e makines.

2. Incenarator

Kjo makinë u ndërtua nga vëllezërit Parker të cilëve Cena i udhëzoi për ta transformuar kete makine Corvette C7 R, e cila duket sikur është nga viti 3,000 dhe ai e quajti ate InCENArator. Ka nje motor V8, 5.5 Litersh dhe prodhon 491 kuaj fuqi.

1. 1989 Jeep Wrangler

Cena e bleu kete Jeep Wrangler ne vitin 2001, nga rroga e pare qe mori nga WWE. Ata qe e njohin kete makine dine se nuk eshte dhe aq e mire por Cena e do dhe e vlereson ate. 

This post is also available in: English