Hidhini një sy Lamborghinit të Papa Françeskut që së shpejti do të dalë në shitje

ardita 0

Papa Françesku ka vendosur ta shesë Lamborghinin që iu dhurua nga marka e njohur italiane në nëntor të vitit të kaluar.

Eshtë thënë që Papa asnjëherë nuk ka hipur në të. Ai me dashamirësi e pranoi Lambo-n e tij dhe menjëherë njoftoi se makina do të dilte në ankand për bamirësi. Ankandi do të mbahet në Monako dhe do të ketë një çmim fillestar prej 185 000 eurosh. 

Përfitimi nga shitja do t’i dorëzohet drejtëpërdrejt Papës, i cili ka vendosur ta shfrytëzojë për tre projekte. Para së gjithash, ai ka vendosur të mbështesë projektet e dy shoqatave italiane aktive në Afrikë të dedikuara kryesisht në përkujdesjen për gratë dhe fëmijët.

Një pjesë tjetër e përfitimit nga shitja e Lamborxhinit të Papës do të shkojë për një shoqatë të Vatikanit që  përkujdeset për viktimat e prostitucionit. Gjithashtu me paratë e fituara, Ati i Shenjtë do të ndihmojë edhe të krishterët në Irak.

 Makina “Lamborghini Huracan” , e dhuruar për Papën, është prezantuar në Vatikan me ngjyrën e bardhë dhe me disa vija të verdha, pasi këto dy ngjyra janë dhe flamur i qytetit të Vatikanit.

This post is also available in: English