Historia se si u vendos emri Lamborghini “Countach”

Admin 0

Nëse ju ende nuk e dini çdo emër që kanë modelet e makinave Lamborghini kanë lidhje me demat ose ndeshjet e demave. Por cila është arsyeja?

Arsyeja është se Ferruccio Lamborghini krijuesi i markës Lamborghini ishte shenja e demit në horoskop. Gjithçka nisi me Lamborghini Miura emri i së cilës vjen nga pronari i fermës Miura Cattle Ranch Don Eduardo Miura. Ai ishte miku i Ferruccios. Edhe emri I modelit Gallardo vjen nga emri i një demi që ishe në pronësi të Eduardo Miura si edhe Islero i cili ishte një nga demat e Eduardo Miura por që vrau matadorin e famshëm Manolete në vitin 1947. Modeli Murcielago ndoshta një nga më legjendarët të ndërtuar nga Lamborghini ka emrin e një demi i cili i rezistoi 28 goditjeve me shpatë në një ndeshje demash në vitin 1987. Kjo mund t’ju duket interesante por prisni sa të dëgjoni historinë e emrit të Lamborghini Countach. Kjo është historia e treguar nga Marcello Gandini dizenjuesi i Lamborghini Countach.

“Kur ne duhet të ndërtonim makina të reja, ne punonim gjithë natën dhe lodheshim shumë, kështu që bënim shaka të ndryshme për të mbajtur moralin të lartë. Ne kishin si pjestar stafi edhe atë që merrej me çelësin dhe vendin e çelësit të makinës. Ai ishte i gjatë dhe kishte duar të mëdha por punonte shumë mirë. Ai ishte nga zona e Piemontit dhe fliste gjuhën piemontese sepse nuk dinte italisht. Gjuha piemontese është shumë e ndryshme nga italishtja dhe ngjashte shumë me frengjishten. Njëra nga fjalët që ai përdorte më shumë ishte “countach” që do të thotë sëmundje ose diçka ngjitëse por që përdoret më shumë për të shfaqur admirim si p.sh si një perëndeshë. Kështu një natë duke u munduar që të mbanin moralin e lartë unë fillova të bëj shaka me këtë fjalë. Unë pyeta përgjgjësin e mekanikëve Bob Wallace se sim und ta thoshte ai këtë fjalë meqë ai ishte anglez. Njëri nga bashkëpunëtorët e mi më sugjeroi që ndoshta makina duhet të kishte këtë emër dhe kështu i ngeli emri. Kjo është historia interesante e emrit Të Lamborghini Contach.

This post is also available in: English