Hologram brenda në Makinë! – Bjondia në timon-06

Mariglen 0

Jeni konfuz me titullin? Ju sigurojmë që do e shikoni dy herë këtë video të Alex për ta kuptuar se sa shumë ka avancuar teknologjia. Emri i kësaj marke është “Lykan Hypersport” dhe vjen nga Dubai. Jemi mësuar duke parë makina të shpejta në Dubai, por jo makina të shpejta prodhuar në Dubai.

Lykan Hypersports prodhon 800 kuaj fuqi me shpejtësi maksimale 395 km/h. Koha nga 0-100 km/h e bën tekstualisht sapo hap dhe mbyll sytë, vetëm për 2.8 sec. Dhe sikur mos mjaftonte vetëm kjo, Lykan ka dhe komandim me hologram. Kjo do të thotë që mund te vendosni muzikë ose të ndryshoni kanal, pa prekur asgjë, thjesht me një lëvizje të gishtit tuaj mbi hologram. Alex ngeli pa fjalë, po ju?

Lini një Përgjigje