Honda Civic Type R modeli i vitit 2019 vjen me shumë përmirësime

Admin 0

Pas përmirësimeve që pësuan modelet Civic Coupe dhe Sedan para disa muajsh Honda do të nxjerrë në treg edhe modelet e reja të përmirësuara të Civic Type R dhe Civic Hatchback të vitit 2019. Të dyja modelet do të dalin në treg në datën 3 nëntor me çmimet që nisin nga 21,450 dollarë për modelin standart dhe deri në 35,700 dollarë për modelin full-option. Makinat e reja kanë një sërë përmirësimesh si: një sistem audio më të mirë, një përmirësim i lidhjes me Bluetooth dhe komandat zanore.

Edhe butonat që ndodhen në timon janë ndryshuar në mënyrë që të thjeshtëzohen veprimet. Honda Civic Type R ka një motorr 2-litërsh turbocharged që arrin një fuqi deri në 306 kuajfuqi. Ndërsa modeli Civic Hatchback ka një motorr që prodhon deri në 174 kuajfuqi. Gjithashtu ky model ka një sërë sistemesh sigurie.

This post is also available in: English