Honda Crossrunner 800 është një motorr fantastik

Admin 0

Kur doli në treg për herë të parë Honda Crossrunner 800 ishte burim i shumë debateve. Duke pasur shumë ngjashmëru me Honda VFR800 shumë nuk e konsideruan këtë si një motorr të ri por si një motorr Honda VFR800 të modifikuar dhe përmirësuar.

Megjithatë duke lënë mënjanë debatet, nuk ka asnjë kundërshtim që ky motorr është fantastik. Ai është i përshtatshëm për të ecur në qytet, për të bërë udhëtime të gjata por edhe për ndonjë garë të vogël. Motorri është shumë i rehatshëm dhe është dizenjuar në mënyrë të tillë që pozicioni i uljes të jetë sa më natyral. Gjithashtu ky motorr është i balancuar dhe lehtësisht i manovrueshëm. Frenat dhe amortizatorët janë shumë të mirë duke e bërë motorrin të jetë i rehatshëm por edhe argëtues. Çmimi i një Honda Crossrunner 800 është 6895 £.

This post is also available in: English