Honda ka krijuar një lodër me zhurma makinash e cila është qetësuese për foshnjet që qajnë

armir 0

Marka e njohur Honda ka krijuar një lodër e cila qetëson fëmijët kur qajnë.
E quajtur ‘The Honda Sound Sitter’, është një makinë lodër e cila luan frekuenca të ulta të zhurmave motorrike.

Honda ka regjistruar zhurmat e 37 makinave si përshembull modelet: The Civic Type R, CR-X, S2000 etj…
Marka e njohur ka deklaruar që kanë zbuluar se këto zhurma të krijuara nga motorrat e makinave janë të njëjta me ato që fëmijët dëgjojnë teksa janë në barkun e nënës.

Si eksperiment, lodra i është dhënë të posalindurve nga 6 deri në 18 muajsh dhe rezultati ishte që 11 nga 12 të posalindur kanë përjetuar komfort.
Honda nuk ka plan që të prodhojë shumë lodra të tilla por kanë lejuar që prindërit ti shkarkojnë këto zhurma nga faqja e webit të tyre ‘honda.co.jp’.

A do e mernit këtë lodër për fëmijën tuaj?

This post is also available in: English