Honda modifikon mini-furgonët e saj për të transportuar pacientët me Covid-19

ardita 0

Në foton më lart ndodhen punonjësit që po hanë drekë në fabrikën e Honda-s në Wuhan, ku u zbulua koronavirusi për herë parë. Ata janë rikthyer në punë por vazhdojnë të ruajnë masat distancuese dhe masat e tjera të sigurisë.

Honda ka rimodeluar 50 nga mini-furgonët e saj për të transportuar pacientët me Covid-19 nëpër spitale dhe nëpër ambientet e karantinës në Japoni duke modifikuar pjesën mbrapa të makinës në mënyrë që t’i mbajë shoferët të mbrojtur nga infeksioni.

Kompania japoneze tha se sistemi i ventilimit që është instaluar në modelet e mini-furgonëve Odyssey dhe Step WGN siguron që ajri nga pjesa e pasme të mos hyjë në hapësirën e shoferit, duke zvogëluar rrezikun e infeksionit. Kompania filloi t’u japë hua disa nga këto makina autoriteteve shëndetësore të Tokios, gjithashtu ka venosur që të bëjë të njëjtën gjë për disa vende të tjera. 

Toyota gjithashtu ka thënë se po shqyrton mënyra për të pajisur modelet e saj JPN Taxi, që përdoreshin më përpara nga taksistët, për të transportuar pacientët e infektuar.  Të dyja kompanitë kanë bërë të mundur linja prodhimi në fabrikat e tyre për pandeminë duke krijuar maska për fytyrën dhe pajisje të tjera mjekësore , sikurse po bëjnë edhe shumë marka të tjera të makinave anembanë botës.  

Javën e kaluar, një nga kompanitë më të fuqishme japoneze tha se do të ofronte ndihmë financiare për firmat që gjendjen në vështirësi për shkak të kësaj pandemie.