Honda Monkey, motorri ikonë i markës Honda

armir 0

Honda Monkey është një nga motorrët ikonë të prodhuar nga kompania Honda. Shumë persona në botë kanë qenë fansa të këtij motorri duke përfshirë Michael Jackson dhe John Lennon por tani ky motorr është rifutur në treg me modelin e ri të vitit 2018.

Ndryshe nga motorri orrigjinal i cili filloi si një motorr për fëmijë dhe pastaj u bë edhe për të rritur ky motorr mund është për të gjithë. Motorri i ri nga pamja e jashtme nga shumë ngjashmëri me modelin e vjetër por ai është më i shpejtë. Edhe pse mund të duket si një motorr klasik Honda Monkey i ri ka edhe disa element modern si dritat LED dhe sistemin ABS. Nëse do të udhëtoni në rrugët e ngarkuara të një qyteti atëherë Honda Monkey është motorri që ju duhet.Ai është i vogël, i lehtë dhe shumë i thjeshtë për tu drejtuar në trafik edhe pse disa mund të qeshin me pamjen e tij.

Çmimi prej 3699 paundësh mund të jetë më i lartë se ai i versionit paraardhës por duke shtuar modifikimet edhe përmirësimet që janë bërë atëherë ja vlen.