Honda Super Blackbird një motorr fantastik me një çmim të arsyeshëm

armir 0

Honda CBR1100XX Super Blackbird është një motorr i rehatshëm por me shpejtësi të madhe. Më parë ky model mbante rekordin e motorrëve të prodhuar më shpejtë në botë. Ky motorr sportiv është shumë praktik dhe i rehatshëm të cilin mund ta përdorësh edhe për udhëtime të gjata.

Gjithashtu një karakteristikë tjetër e këtij motorri është mënyra e ndërtimit dhe materialet e përdorura të cilat e bëjnë këtë motorr shumë të fortë. Nëse po kërkoni një motorr të shpejtë por që ka një çmim të arsyeshëm atëherë ky është i duhuri.

Një motorr i tillë i përdorur shitet për një çmim prej 3995 paundësh, por mos u gënjeni nga fjala “e përdorur” sepse këto motorrë janë të forte dhe mund t’i gjeni në gjendje shumë të mirë.