Horizon po përgatitet të dorëzojë jahtin CC115 tek pronari

Mariglen 0

Kantieri Horizon Yachts është duke bërë përgatitjet e fundit për të dorëzuar jahtin Horizon CC115 tek një klient meksikan. Ky jaht do të dorëzohet përpara Fort Lauderdale International Boat Show në nëntor. Jahti CC115 u ndërtua në bashkëpunim me dizenjuesin hollandez Cor D. Rover.

Kompania gjithashtu buloi se pronari i ri preferon që të udhëtojë shpesh me familjen e ti. Kjo ka bërë që kantieri ta dizenjoi jahtin në mënyrë të tillë që të ketë shumë hapësirë dhe të jetë shumë i rehatshëm. Gjithashtu një tjetër karakteristikë e jahtit është pishina e madhe që ka. Për momentin kantieri nuk ka dhënë shumë informacione dhe akoma nuk dihet se sa persona mund të akomodojë ky jaht.