Hoteli në Gjermani i cili ju lejon të flini në makinën tuaj të ëndrrave

armir 0

Ky hotel ju lejon të flini në makinën tuaj të preferuar.
Ekziston një hotel magjik në Gjermani i krijuar posaçërisht ata që janë të apasionuar pas makinave. Hoteli është quajtur ”V8” dhe ndodhet në Bonbligen të Gjermanisë.

Çdo gjë ka lidhje me makinat, dhomat, salla e pritjes, restoranti, pra të gjitha janë projektuar për t’ju përshtatur makinave. Madje në këtë hotel ka një sallë të madhe vetëm me modelet klasike dhe të reja të makinave.

E veçanta është që çdo dhomë ka stilin e vet dhe këto dhoma kanë emërtimin sipas modeleve të motorrave si përshembull nga modeli V4 deri te modeli V12.

Teksa çdo dhomë është dizenjuar me piktura, foto dhe dekore makinash, krevatet janë pjesa më e veçantë. Ato janë të ndërtuara nga pjesë makinash të vërteta. Aty do gjeni shtrate të ndërtuara pjesë nga markat Jeep, Ferrari, BMW, Mini dhe shumë të tjera.
Të flesh një natë në këtë hotel kushton 169 dollarë.