Huawei, makina e parë që drejtohet nga një smartphone

ardita 0

A do ta lejonit celularin tuaj të merrte përsipër drejtimin e makinës?
Projekti i ri i Huawei RoadReader po synon të tregojë se sa të fuqishme janë bërë kohët e sotme pajisjet celular të cilat janë në gjendje të marrin përsipër drejtimin e automjetit.

Eshtë mundësuar për herë të parë drejtimi i një makine me anë të një smartphone. Ky projekt prezantoi aftësinë e tij në Mate 10, e cila është në gjendje të njohë në mënyrë automatike objektet që ka në fokusin e saj.

Shefi i marketingut të Huawei gjatë një interviste ka thënë: “Donim të kuptonim nëse do të ishim në gjendje të mësonim  brenda një kohe të shkurtër dispozitivin tonë që jo vetëm të ngasë makinën, por edhe të arrijë të dallojë përmes inteligjencës artificiale, pengesat dhe t’i shmangë ato”.

RoadReader që në këtë rast është një Porsche Panamera, është prezantuar në Barcelonë tek “Mobile World Congress”.

Projekti është punuar për vetëm 5 javë. Videoja promovuese e Huawei tregon çuditërisht se si mund të funksionojë teknologjia, gjatë videos makina arrin të dallojë qenin që ndodhet në mes të rrugës dhe e shmang atë. Duket e pabesueshme po për më tepër detaje ndiqni videon më poshtë: 

Lini një Përgjigje